Si sot 10 vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi të njohë Kosovës si shtet të pavarur dhe deklaratën e pavarësisë e quajti një dokument legjitim. Gjykata në atë kohë u shpreh se Kosova nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare kur shpalli pavarësinë.
Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës vendosën në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Pjesë e marrjes së vendimit ishte dhe vetë presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada, i cili lexoi dhe përfundimet. Gjatë fjalës së tij kryetari i Gjykatës, Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK-ut. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe tashmë njihet nga 115 shtete.
g.kosovari