Një incident i pakëndshëm është regjistruar në minutën e 36-të të sfidës mes Atalantës dhe Bolonjës. Një përplasje verbale mes 2 trajnerëve Mihajloviç dhe Gasperini ka lindur pas një faulli në mesfushë, teksa trajneri i Atalantës i ka kërkuar llogari futbollistit të Bolonjës për faullin e shkaktuar. Kjo ka bërë që serbi të shpërthejë me një fjalor disi banal ndaj homologut të tij.
“Çfarë po i thua atyre? Fol me futbollistët e tu, mos më çaj k**in! Çfarë m**** do?”, dëgjohet të bërtasë në sfond Mihajloviç. Po ai që e pësoi ishte Gasperini, i cili është ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari, ndërkohë që Sinisha ia ka hedhur me vëtëm 1 karton të verdhë. Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme:
PANORAMASPORT.AL