Opozita parlamentare është përçarë sa i takon marrëveshjes së firmosur sot me PS-së për reformën zgjedhore. Teksa kreu i grupit demokrat, Myslim Myrrizi deklaroi se ishte kundër marrëveshjes së 5 qershorit dhe pro listave të hapura, kolegët e tij opozitarë janë shprehur ndryshe. Ndërkohë, Nimet Musai tha se sot po hapet rruga e vendit drejt BE.
“Zgjedhësi i pari. Demokracia e para. Kemi dhënë atë që duhet, ndryshim jo në kurriz të qytetarëve, por të gjithë së bashku me të gjitha forcat politike të vendit, i kemi hapur rrugën drejt BE. Kemi arritur listat e hapura për qytetarët. Ne e kemi miratuar marrëveshjen.”, tha ai.
Ndërsa Stojku pohoi se do të votojë për marrëveshjen e 5 qershorit dhe për listat e hapura. “Ky është një proces i një rruge të gjatë. Do të jemi të detyruar që në 23 do të kemi votimin me 84 vota dhe në 30 do të kemi votimin me 93 vota për ndryshimet kushtetuese. Ne jemi një opozitë parlamentare. Lista e firmosur është nga 25 deputetë të 3 grupeve parlamentare. Dhe 4 nga këto janë nga deputetë të pavarur.
Në këto çaste që flasim, secili kryetar mban përgjegjësinë e vet dhe deklaron mendimin e grupit. Zoti Murriz ka marrë dakordësi për 2 pikat e para. Vota nuk është kolektive, nuk jemi tutor dhe as menaxher. Në përgjegjësi me shumicë votash kemi rënë dakord që të votojmë për marrëveshjen e 5 qershorit. Ne si opozitë kemi firmosur një marrëveshje për listat e hapura, për depozilizimin e komisioneve dhe 3 kërkesat e para që kemi pasur para 2 viti”, tha ai.