Kryeministri Edi Rama bën me dije se kanë filluar grantet e para edhe për Bashkitë Mirditë e Kavajë pas Shijakut, Tiranës, Durrësit, Kamzës apo Rrogozhinës.
Rama bën me dije se për këto dy Bashki qeveria do të paguajë 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD. Ndërkaq shumica e këtij granti do të shkojë për Kavajën ku ka 1 mijë e 208 familje përfituese kurse në Mirditë janë 117 familje.
Saktësisht këto grante janë për meremetimet e dëmeve të tërmetit, dhe sipas kryebashkiakëve respektivë 3.6 miliardë lekë të vjetra i përfiton Kavaja kurse 298 milionë lekë të vjetra Mirdita.
Statusi nga Rama:
RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË
Ka nisur dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Mirditë dhe Kavajë, të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit👍
🟢 1, 208 familje në Kavajë dhe 177 familje në Mirditë përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive.
🟢 Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD🤗