Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA) ka dhënë disa këshilla si të mbroheni nga koronavirusi në mjediset e punës, të cilat janë të domosdoshme dhe mund të na ndihmojnë që të zvogëlojmë rrezikun na Covid-19.
Dihet se zyrat janë një nga vendet ku grumbullohen shumë baktere dhe punonjësit duhet të kenë parasysh këto këshilla:
Lani duart më shpesh, sidomos kur prekni dorëzat e dyerve nëpër zyre
Bëhuni gati për t’i larë sa më shpesh duart, më shpesh edhe se zakonisht. Mos harroni t’i lani duart pasi të hani ushqim, kur prekni dorëzat e dyerve në zyre, kur fryni hundët apo kur bëni veprime të tjera të ngjashme. Kujdesuni gjithashtu që t’i lani duart në mënyrë të duhur.
Mbani gjithnjë pranë vetes një xhel dezinfektues
Në rastet kur nuk mund të shkoni tek lavamani sepse mund të keni punë me urgjencë, dezinfektuesit e duarve janë një zëvendësues i shkëlqyeshëm. Mirëpo, gjithmonë është më mirë që duart t’i lani me sapun dhe ujë edhe pas dezinfektimit me xhel.
Shmangni kontaktet fizike të panevojshme
E nënvizuam më lart se koronavirusi transmetohet kryesisht përmes njerëzve, e shumica e punëve kanë të bëjnë direkt me njerëzit. Prandaj, shmangia e kontakteve fizike është e nevojshme në këtë periudhë. Rekomandohet refuzimi i shtrëngimeve të duarve. Në vend të kësaj, mund të praktikohen përshëndetje tjera, qoftë edhe vetëm buzëqeshje miqësore.
Pastroni me dezinfektues ekranet, tastierat, mausin dhe telefonat
Jo më pak rëndësi ka edhe dezinfektimi i telefonit, tastierave, miut. Sigurohuni që të përdorni lecka pak të lagura për t’i pastruar dhe dezinfektuar edhe këto sipërfaqe.
OSHA kërkon gjithashtu që punëdhënësit të sigurojnë mjedisin e punës nga rreziqet që mund të shkaktojnë vdekje ose dëme serize. Kompanit duhet të praktikojnë sa më shumë edhe punën nga shtëpia.
g.kosovari