Mjekja obstetër- gjinekologe Radiola Hoxha, nënvizon rëndësinë e madhe që kanë në parandalimin e sëmundjeve vizitat rutinë, dhe kontrollet e herëpashershme.
Hoxha në fjalën e saj ka theksuar se është e rëndësishme që një check up i përgjithshëm për problemet gjinekologjike të zhvillohet nga të gjithë femrat duke filluar që në moshën 20 vjeçare.
Sipas mjekes janë rritur patologjitë e shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme në qafën e mitrat dhe te moshat e reja duke filluar nga 25 vjeç.
“Check up gjinekologjike duhet që të nisin që në moshën 20 vjeçare, duhet të bëhen kontrollet rutinë dhe nuk duhet ta neglizhosh pasi duke bërë kontrollet çdo vit i kap problematikat që në fillim dhe kjo na mundëson që të kemi më të lehtë dhe vënien nën kontroll të tyre. Kohët e fundit ne kemi vënë re në të gjithë specialitete, por në gjinekologji ne vëmë re se janë rininuar patologjitë dhe ato malinje dhe shpesh hasim mosha të reja 25 vjeç dhe 30 vjeç me patologji malinje në qafën e mitrës, dhe një paptest i momentit mund të zbulojë shumë gjëra. Një herë në vit është e rëndësishme që të kryhen check up”, u shpreh mjekja, në një interviste tek “Abc-ja e Mëngjesit”.
Gjithashtu mjekja tha se gjatë shtatzënisë është e rëndësishme që nënat të ndjekin hap pas hapi të gjithë ecurinë e shtatzënisë për të shmangur ndonjë anomali.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se dhe gjatë pandemisë gratë shtatzëna nuk e kanë lënë mënjanë asnjëherë kontrollin.
“Momentalisht stresi tashmë nuk është i madh dhe nënat shtatzëna nuk kanë ndaluar ndjekjen e shtatzënisë dhe gjatë pandemi. Fatmirësisht gratë shtatzëna nuk futen në grupin e riskut të larta për tu prekur apo kaluar rëndë koronavirusin. Rastet më të vështira në botë kalojnë te gratë që kanë probleme të tjera shoqëruese. Pas periudhës së izolimit kemi pas shumë shtazani të reja”, deklaroi doktoresha.