Pas një mbledhje të zgjatur për mbi dy orë, Komisioni hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, miratoi raportin përfundimtar.
Ky votim u bë me gjashtë vota pro, ndërkohë që më tej pritet të dërgohet në Parlament për votim.
Komisioni për shkarkimin e Presidentit Meta u ngrit për shkeljet e pretenduara të Presidentit për anulimin me dekret të zgjedhjeve të 8 qershorit 2019 dhe afati i tij përfundon në 30 korrik.
/a.r