Tre automjete janë përfshirë nga flakët në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, shkruan Newsbomb. Makinat ishin parkuar në rrugën përpara një lokali nate.
Forcat e policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje. Sipas hetimeve të para bëhet fjalë për një zjarr aksidental që mund të ketë përfshirë një automjet dhe më pas është përhapur duke djegur edhe dy të tjerët që ishin parkuar pranë. Nga ngjarja nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Newsbomb