Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim në qytetin e Durrësit, pranë një automjeti të parkuar pranë zyrave të Partisë Demokratike.
Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim në qytetin e Durrësit, pranë një automjeti të parkuar pranë zyrave të Partisë Demokratike.
Bëhet fjalë për një automjet tip Renault jeshil, me targat AA 301 ZZ i cili ka pësuar dëmtime në pjesën e parme të tij.
Fillimisht banorët kanë dëgjuar shpërthimin, por ende nuk ishte e qartë vendndodhja pasi bëhet fjalë për një rrugicë dytësore ku duket se nuk ka kamera të cilat mund të kenë kapur shpërthimin, pavarësisht se në pjesë të tjera të saj mund të ndiqet çdo lëvizje.
Policia dhe ekspertët janë ndodhur në vendngjarje menjëherë ndërsa po bëhet ekspertimi dhe matje se çfarë mund ta ketë shkaktuar shpërthimin.
g.kosovari
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.