Prej disa ditësh Partia Demokratike është në proces të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Mes emrave të planifikuar për të qenë të sigurt në lista, janë edhe ish-ministra të kohës së Berishës, të cilët e kanë pranuar ftesën.
Një prej tyre është ish-ministri Besnik Mustafaj. Ai pranoi publikisht sot se do të rikthehet në PD dhe do t’i bashkohet grupit të personaliteteve që do përzgjedhin mes kandidatëve për deputetë, që kanë propozuar strukturat e bazës së demokrateve.
Lidhur me kthimin në PD, Mustafaj tha se nuk është rikthyer për poste, por për një proces sa më të drejtë politik te partia ku ai bëri karrierë për shumë vite.
Para Mustafajt, për rikthim në radhët e PD-së, është përfolur edhe Genc Ruli, sikurse po flitet edhe për Jozefina Topallin, dhe ndoshta edhe për Ritvan Boden etj.
/a.r