Shkon 605,619 numri i viktima në botë nga koronavirusi, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 14, 454, 824 nga përditësimi i të dhënave nga worldometers.
Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në deri më tani janë regjistruar 12,247 viktima dhe 765,437 persona të infektuar. Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4,634 viktima dhe 83,660 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 16 raste të reja.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,833,597 të infektuar dhe janë shënuar 142,878 vikitma.
Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 38,888 , ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 578 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 78,817 viktima dhe 2,075,246 milionë të infektuar.
Në Australi situata është teje e rënduar pasi rastet e reja janë shtuar masivisht ditët e fundit, duke bërë që disa zona të izolohen sërish. India po përballet sërish me një situatë të vështirë të virusit, ku tashmë me rritjen e rasteve të reja është bërë vendi i 3 në botë më i goditur në botë. Ndërkohë me të njëjtin problem po përballet edhe Viktoria në Australi, duke mbyllur kufirin si shkak i shpërthimit të rasteve të reja.
g.kosovari