Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Shqipërisë nuk është në fazën më të mirë. Kështu shprehet ambasadori rus në vendin tonë, Mikhail Afanasiev në një intervistë për ReportTv, teksa shprehet se Moska vlerëson kryesimin e Shqipërisë në OSBE.
“Nuk mund të jemi krenar me nivelin e marrëdhënieve te tashme mes dy vendeve. Rusët e thjeshtë dhe qeveria ruse e konsiderojnë Shqipërinë një vend shumë të mirë. Ka mosmarrëveshje mes Moskës dhe Shqipërisë përsa i përket sigurisë në Europë dhe Ballkan por kjo nuk na pengon të mos kemi bashkëpunim. Vlerësoj OSBE-në kryesimin” tha ai.
Ambasadori shprehet se Shqipëria është një nga vendet e preferuar për turistët rusë dhe shpreson që situata e vështirë me bllokimin e kufijve për shkak të pandemisë COVID-19 të kalojë shpejt.
“Dëshirojnë të vijnë sa më shumë turistë jo vetëm në Gjirokastër por në të gjithë Shqipërinë por për shkak të situatës së pandemisë kjo është e pamundur në këtë kohë. Në optikën e Rusisë, sipas ambasadorit rus në Tiranë, Shqipëria është vend miqësor”.
Afanasiev tha se përveç marrëdhënieve të mira në turizëm, shpreson për përforcim të bashkëpunimit në edhe në fusha të tjera të ekonomisë si energjetika dhe transporti. Kryediplomati rus ndodhej në Gjirokastër, qytet të cilin e vlerëson të veçantë me vlera kulturore dhe historike të jashtëzakonshme.