I ftuar në “Provokacija”, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për situatën e Covid-19 në vend.
Brataj theksoi se vala e parë është ende prezente, ndërsa e krahasoi Covid-19 me viruset e tjera në të kaluarën.
“Janë faktorë që ndikojnë në shkatërrimin e virusit siç është vera. Të fundit janë shkatërruar. Ne i kemi dhënë mundësi të shpërhapjes së menjëhershme.
Virusi nuk e dimë sa do të rrijë. Në historinë e pandemive ka pasur sezone edhe vite. Ato të mesjetës kanë zgjatur 6-7 vjet.
E fundit, gripi spanjoll ka zgjatur 2 vjet. Mund të zgjasë ky si grip dhe ndërkohë i vjen sezonaliteti i gripit të zakonshëm që e përkeqëson gjendjen. Do ti shtohet edhe një ushtar tjetër në krah.
Vala e parë nuk ka ikur, e kemi prezent. Zakonisht këto të fundit kanë qenë vala e parë 6-7 muaj, pastaj të tjera deri në zhdukjen e tij”, u shpreh ai.
I pyetur nga Mustafa Nano, nëse do të ketë situata dramatike në spitale, Brataj tha se nuk e beson një gjë të tillë.
“Unë mendoj se jo se midis kësaj që thamë vazhdon të jetë përqindja e personave që shërohen shumë të lartë. Vazhdon të ketë njerëz të infektuar që nuk shfaqin shenja”, deklaroi ai.
/e.rr