Oliver Varhelyi, Eurokomisioneri për Zgjerimin, ka mirëpritur dakordësinë e partive politike në Shqipëri për t’u mbledhur në Këshillin Politik.
Në një reagim në Tuiter, zyrtari europian ndan bindjen se gjithëpërfshirja është mënyra e duhur në këtë drejtim.
Ndërkohë, ai kërkon miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, që është edhe një ndër kushtet kryesore të integrimit.
“Shumë mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale.
Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit ruhet dhe votohet shpejt në ligj pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në Bashkimin Europian”, ka shkruar Varhelyi.
/a.r
Electoral reform in #Albania: Good that Political Council will discuss proposed changes to electoral system. Inclusiveness is the way fwd on electoral matters. Crucial 5 June agreement is preserved&voted into law swiftly as it addresses a key condition for accession talks w #EU.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) July 17, 2020