Partitë politike kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisuar Bujanocin.
Një gjë të tillë e bën me dije edhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj përmes një reagimi në Facebook.
Ai ka përshëndetur këtë marrëveshje dhe shprehet se është arritja më domethënëse që kanë shënuar bashkërisht në Luginë.
“Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!” – shkruan Cakaj.
Gjithashtu, Cakaj shprehu gatishmërinë e plotë për të vazhduar punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e të gjithë shqiptarëve.
/e.rr