Kreu i Uregjencës Kombëtare, Skënder Brataj bëri me dije se deri në fund të vitit mund të nisë prodhimi i dy vaksinave kundër COVID-19. Në një prononcim për “Report Tv”, ai u shpreh se njerëzit nuk duhet të tmerrohen, pasi 94% mund të shërohen në banesë, ndërsa vdekshmëri nuk kalon atë të gripit sezonal.
“Janë gati dy vaksina që mund fillojnë të prodhohen në fund të këtij viti. Kjo sëmundje ka një përqindje shumë të lartë të shërimit, 94% shërohen në banesë. Nuk duhet të tmerrohemi. Dhe vdekshmëria nuk është më e madhe se gripi i sezonit,” u shpreh Brataj.
I pyetur nëse kemi arritur pikun e infektimeve në Shqipëri kreu i urgjencës kombëtare deklaron: “Mendoj se nuk kemi arritur akoma në pikun e pandemisë sepse nuk janë liruar akoma masat. e fundit është transporti publik dhe pas dy javësh mund të kemi pasojat. Piku varet nga lirimi i masave. Do të duket pas dy javësh pasojat, por mendoj se do të jetë një rritje e lehtë. Duke parë që trasnporti publik, nevoja shumë madhe, është burim infeksioni.”
Brataj deklaron se është rritur me 400-600 thirrje në ditë në numrin 127, për shkak të lirimit të masave, që kanë sjellë shtim të rasteve.
g.kosovari