Bashkia e Tiranës vijon me aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe vendosjen e gjobave për këto që ndot qytetin. Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka publikuar për herë të parë shifrat e fushatës disa javore lidhur me shqetësimet e qytetarëve për ndotjen, zaptimin e hapësirave publike dhe transportin urban, aksione të kryera edhe si Task Forcë mes Policisë Bashkiake dhe ndërmarrjeve të tjera të Bashkisë së Tiranës.
Lirimi i hapësirave publike të uzurpuara në rrugët dhe lagjet e Tiranës zë volumin më të madh të punës, ku janë larguar vend parkimet e kundra ligjishme në pesë njësi të kryeqytetit. 121 masa administrative janë vendosur ndaj subjekete që kanë zënë hapësirat publike, që kanë dëmtuar trotuarët ose kanë ndërhyrë në fasadat e pallateve.