Arrestohet duke transportuar klandestinë një 44-vjeçar, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “vrasja me paramendim”.
Sekuestrohet mjeti me të cilin po transportonte disa shtetas sirianë dhe një aparat celular.
Policia e Durrësit tha se finalizoi operacionin policor të koduar “Shtegtari”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
A.F., 44 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “vrasja me paramendim”.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në autostradën Krujë-Laç, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 5 shtetas sirian, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale materiale u sekuestruan mjeti tip “Volksëagen” dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
/a.r