Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka folur sot për nismën e hapjes së listave. I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Manja tha se hapja e listave ka disa kohë që kërkohet ndaj dhe PS po miraton këtë kërkesë.
“Hapja e listave është një çështje që po diskutohet shumë sot në Shqipëri. Ka disa vite që kërkohen hapjet e listave, ne si maxhorancë i jemi përgjigjur një kërkese të një grupi prej 28 deputetësh që kërkojnë të votojnë dhe të votojnë partinë dhe kandidatin”, tha ai.
Më tej kreu i Komisionit të Ligjeve u shpreh se me ndryshimet kushtetuese nuk preket, por ndryshohen teknikalitete të tjera.
I pyetur për ndalimin e koalicioneve, socialisti tha se kur janë listat e hapura partitë garojnë të ndara.
“Po the lista të hapura, partitë duhet të që të shkojnë me logon e tyre dhe të garojnë me njëra tjetrën”, tha ai, duke nënkuptuar se koalicionet do ndalohen.
g.kosovari