Është shoqëruar në polici pronari i një lokali që u kap duke shkelur rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Policia thotë se kanë konstatuar një lokal nate të hapur dhe me klientë. Për këtë rast u bë shoqërimi në polici dhe u procedua penalisht pronari i lokalit, shtetasi A. F., 41 vjeç.
Gjithashtu, për këtë subjekt u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Lokalet e kanë të ndaluar që të qëndrojnë hapur gjatë natës.
/a.r