“Qytetarët duan të zgjedhin direkt deputetin që duan”, Balla: Ndryshimet kushtetuese nuk sjellin ndryshim të sistemit zgjedhor

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbrëmjen e sotme ka folur mbi reformën zgjedhore, listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese që pritet të ndodhin.

Në emisionin “Real Story” Balla deklaroi se e majta ka qenë përballë qytetarëve dhe gjithmonë në krahun e duhur të asaj çfarë mendojnë ata.

Balla shtoi se qytetarët mendojnë që jemi në kohën e duhur për të zgjedhur direkt deputetet që duan, ndërsa ndryshimet kushtetuese në Shqipëri nuk sjellin ndryshim sistemi, por përfshirje të madhe të qytetarëve në vendimmarrje.

“PS nuk ka qenë kurrë në qasjen e vet dhe në vendimet që ka marrë përballë qytetarëve. Ne jemi përballë qytetarëve në ato që themi dhe e bëjmë, por ka qenë në krahun e duhur që mendon shumica e qytetarëve. Çfarë mendojmë qytetarët shqiptarë?! Mendojnë se jemi në kohën e duhur, për të përfshirë qytetarët në përzgjedhjen e duhur. Nuk besoj se qytetarët janë kundër kësaj. Unë ju konfirmoj se në asnjë rast s’do të jemi në linjë të kundër me atë që thonë partnerët tanë. T’ju bëj një kronologji. Është e vërtet që në 5 qershor u arrit një marrëveshje politike dhe kishte rol të pazëvendësueshëm roli i ambasadorëve Yuri Kim dhe Sorecës. Ajo është një marrëveshje për administrimin e kodit zgjedhor. Ai është libri i rregullave të administrimit të zgjedhjeve. Një vit më parë, ndoshta është koincidencë, në ditët e para të qershorit të 2019-ës. Kemi arritur që të konsiderojmë me opozitën parlamentare një marrëveshje. Kemi thënë se reforma zgjedhore duhet të realizohet përmes dy hapave; për kodin zgjedhor dhe diskutimin nëse mund të dakordësojmë për sistemin. Në Shqipëri ndryshimet kushtetuese nuk sjellin ndryshim të sistemit zgjedhor, por një përfshirje të madhe të qytetarëve në vendimmarrje. Për të zgjedhur këtë problem që ju ngrini, ky është problem dhe jo kleçkë. Listat e hapura, ndërlidhen me lista unike. Pra. Duhet të kuptojmë se sistem votimi sikurse ka Shqipëria, se ka asnjë vend. 2008 mund të ketë pasur problematikat e veta. Ne dëshmuam të kemi një sistem votimi elektronik, pasi kemi fletë votimi çarçaf. Nëse do shkonim më të njëjtin parim të formësimin e fletës së votimit, do të ishte një libër ku për të gjetur koalicionin do të hapje kapitujt, dhe brenda tij do gjeje faqen qe të sekretojë kandidatët.”,- tha Balla.

/e.rr

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com