Dy grupe me shqiptarë dhe grekë është goditr nga autoritetet e vendit fqinj.
Departamenti i Antidrogës në Kallamata mori përsipër organizimin e operacionit, pas përgjimeve disa mujore.
Në përfundim u arrestuan 10 persona në Messina, Kalamata, Athinë, Loutraki dhe Corinth, ndërsa dy të tjerë ndodhen në burg, të arrestuar më herët për kultivimin e hashashit.
Hetimet nxorën në pah se grupi trafikonte pilula të kokainës dhe drogërave të tjera në Athinë, Korint dhe Messinia.
Rrjetit që ata kishin krijuar përbëhej nga dy organizata kriminale të pavarura, ku secila numëronte nga 5 pjesëtarë dhe 8 bashkëpunëtorë.
Një grup drejtohet nga një tregtar 61-vjeçar dhe një çiklistit 55-vjeçar nga Kallamata, të dy të burgosur. 57-vjeçari është arrestuar në maj për rritjen e hashashit në Alagonia, ndërsa më herët u gjetën edhe 37 kg hashash në shtëpinë e tij.
Anëtarët e tjerë të organizatës tjetër janë një 39-vjeçar banues në Athinë dhe një 39-vjeçar shqiptar banues në Messina.
Sipas aktakuzës, anëtarët përdorën kode në bisedat e tyre, ku hashashi quhej “fu” ose “dafu”. Term tjetër i përdorur është “lokale jeshile” apo “shqiptare”. Pilulat e kokainës quheshin “butona”, “të vogla”. Ata përdornin edhe një sërë termash të tjerë të koduar.
Policia filloi të monitorojë bisedat tetorin e kaluar, ndërsa pjesëtarët e dyshuar të grupit për të mbuluar veprimtarinë e tyre të paligjshme dhe për të çorientuar hetuesit, përdornin shumë lidhje jo-telefonike. Ata i kishin regjistruar numrat e telefonave në emra fiktivë të emigrantëve nga vende të treta.
Nga veprimtaria e tyre kriminale, autoritetet e policisë përfundojnë se ata kishin marrë shuma të konsiderueshme parash.
Gjatë operacionit në shkallë të gjerë, kontrollet paralele të shtëpive, depove, hapësirave të hapura dhe automjeteve të të arrestuarve u kryen të hënën në mëngjes, ku u gjetën dhe konfiskuan: hashash në një tas, fidanë të shumtë kanabisi, 55 gramë kokainë, 4 peshore, pajisje për kultivim në ambiente të mbyllura të hashashit, katër armë zjarri, njëra prej tyre me dylbi të integruar dhe silenciator dhe një sërë sendesh të tjera të jashtëligjshme.
/a.r