Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,547,413 të infektuar dhe janë shënuar 139,174 vikitma.
Rekord i ri i rasteve të koronavirusit është regjistruar në Teksas ku në 24 orët e kaluara ka pasur rreth 11 mijë raste të reja infeksioni. Numri i përgjithshëm i të prekurve në këtë shtet është rritur në më shumë se 275.000 ndërsa vdekjet janë 3322.
Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 36,327, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 836 pacientë me Covid-19.
Meksika, e renditur e shtata në grafikun e pandemisë Covid, përsa i përket infeksioneve dhe vdekjeve, është ndër vendet e goditura më forta nga koronavirusi.
Autoritetet kanë vendosur për herë të tretë të zgjasin kufizimet në kufirin me Shtetet e Bashkuara deri në fund të muajit gusht.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 74,336 viktima dhe mbi 1.9 milionë të infektuar.
Në Brazil, ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 42 mijë raste të reja të identifikuar pozitiv me koronavirus.
Sipas autoriteteve shëndetësore totali i infeksioneve në gjigandin e Amerikës së Jugut është rritur në afro 2 milionë.
Gjithashtu në vend u raportuan edhe 1300 viktima Covid 24 orët e fundit në vend.
Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 6,422 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 11.770.
g.kosovari