Nga Skënder Minxhozi/
Presidenti foli më në fund për ndryshimet kushtetuese në lidhje me zgjedhjet. Ai evokoi vitin 2008 kur PS e PD ndryshuan ligjin themelor te shtetit, duke prodhuar stinën e gjatë të zgjedhjeve me lista të mbyllura, ku krerët partiakë vendosnin cili shkonte në parlament dhe cili mbetej jashtë.
E tepërt të kujtosh se dy momentet kohore nuk kanë asnjë lidhje mes tyre. Sot s’ka më pakt PD-PS dhe çështja shtrohet pikërisht për të thyer statu quonë e vitit 2008.
Ilir Meta duhej të ishte më i gëzuar se askush tjetër, që listat do të hapen dhe që lëmshi kushtetues i vitit 2008 do të marrë fund. Po ja që ai është i gatshëm të mërzitet edhe për ato që dikur i kishte objektiva bazë të luftës së tij politike. Presidenti vijon të lundrojë me flamur opozitar të shpalosur hapur dhe pa asnjë skrupull formal.
Ky qëndrim tregon jo vetëm shbalancimin e plotë të institucionit të presidentit, por edhe nevojën urgjente që ky kolaps demokracie të fillojë të ndryshojë. Dhe zanafilla e këtij ndryshimi fillon me thyerjen e fenomenit negativ të emërimit të deputetëve në parlamentin shqiptar.
Sa për një kujtesë të fundit, meqë Meta flet për mbajtje fjale: ju kujtohet kur në zgjedhjet e vitit 2009 shprehej se nuk duhet votuar Rama, sepse ai i rrahu krahët Berishës pas Gërdecit? Votoni LSI, se ne e çojmë në pension Sali Berishën, thoshte Ilir Meta asokohe. Dhe sapo mbaruan zgjedhjet, e kujtoni çfarë bëri? I zgjati kontratën e punës kryeministrit Berisha edhe me katër vjet të tjera, duke ndarë qeverinë me të. Kjo po, që konsiderohet mbajtje fjale…
O Minxhoz,me respekt te sugjeroj,kur vjen puna te Ilir Meta,per vleresimin e thenieve dhe personalitetit te tij.Drejtoju dhe zbato vleresimin e Spartak Ngjeles,per te.Mos i perfill e harxho kohe per to.Ti je intelektual.
Minxhoz shpresoj te jeni me serioz, Vendi jone ne europe konsiderohet protektorat i Turqise, Prandaj tre polet formojne trekendeshin e Bermudos ne politiken e Shqiperise. Ata ishin tre! Jane tre! Mbeten tre! Dhe nuk bejne Shtet asnjehere.