Austria i shtohet listës së vendeve të BE që pezullojnë fluturimet me Shqipërinë.
Ambasada jonë në Vjenë njofton se ministri autriak i Shëndetësisë ka firmosur rregullat e reja.
Ndërkohë ambasada ka edhe një apel. Ajo shkruan në Facebook se qytetarët duhet të marrin masa për të shmangur ndonjë bllokim të mundshëm.
“Njoftojmё se, Austria do tё pezullojё fluturimet nga Shqipëria nga data 16 korrik deri nё datёn 31 korrik 2020!
Ministri i Shëndetësisë, z. Rudolf Anschober, ka firmosur rregulla të reja, sipas së cilave lista e ndalimit tё fluturimeve drejt Austrisё zgjerohet me 10 vende tё reja, duke e çuar nё total numrin e ndalimeve nё 18.
Nё listёn e ndalimit tё fluturimeve do tё pёrfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor, Rumania, Bullgaria dhe Moldavia.
Bёjmё thirrje tё gjithё shtetasve shqiptarё me leje qёndrimi nё Austri dhe tё gjithё tё interesuarve tё marrin masa tё menjёhershme pёr tё shmangur bllokimin e tyre” – shkruan ambasada shqiptare.