Prezantuesja e Albana Osmani dhe këngëtarja Eneda Tarifa kishin dikur një miqësi të ngushtë me styre.
Por pas një konflikti me njëra tjetrën, ku shkak pretendohet se u bë dalja në kopertinën e një reviste, miqësia e tyre mori fund.
Albana Osmani, e cila e ftuar në “Thumb”, ka rrëfyer marrëdhënien aktuale që ka me këngëtaren e njohu.
Moderatorja u shpreh se ato flasin, por nuk kanë më miqësi.
“Flas me Enedën, historia me të më vjen keq që u përkthye ashtu. Të dyja e vuajtëm mungesën e shoqes. Kam folur, nuk mund të them se jemi siç ishim më përpara”, tha ajo.
“Më vjen keq për këtë, pasi unë Enedën e dua shumë, është një njeri me virtyte. Të gjithë gabojnë në një moment. Eshtë e kaluar gjithçka, nuk takohemi por flasim,“ shpjegoi më tej Albana.
Eneda nuk ka preferuar të flasë deri tani mbi raportin e fundit që ka me shoqen e saj të dikurshme.