Pas Myrteza Çaushit, ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës” duket se radha për të kërkuar lirimin me kusht i ka ardhur dhe Gazmend Brakaj që njihet me pseudonimin “Gaxhai”.
Ky i fundit sikurse dhe kundërshtari i tij Zani Çaushi, është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në burgun e Peqinit.
Por ndryshe nga Zani, Gaxhai ka dy dënime me burg përjetë, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës.
Ndërsa dënimi i dytë me burg përjetë i është dhënë për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari, dhe policit Viron Rrapaj. Të dyja këto vendime, “Gaxhai” në datën 23 mars 2018 i ka bashkuar në një të vetëm.
Kërkesa e Brakajt është depozituar më 6 mars të vitit 2020 dhe është rrëzuar nga Gjyakata e Elbasanit më datë 8 korrik 2020. Gjyqtarja Miranda Çekrezi, ka vendosur që ta pushojë këtë gjykim, pasi vetë avokati mbrojtës i ‘Gaxhait; nuk është paraqitur në sallë.
g.kosovari