Gazetari Spartak Koka ka intervistuar personin më të shumëkërkuar nga policia për momentin, Talo Çela. Ky i fundit, në rrëfimin për emisionin “Uniko” në Klan Plus, ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, atë të përfshirjes në grabitjen e parave në Rinas në vitin 2019, vrasjen e vëllezërve Haxhia, por dhe ngjarje të tjera kriminale.
Talo Çela është pyetur nga gazetari Spartak Koka nëse është kreu i një grupi kriminal me 12 anëtarë, sikurse përshkruhet në skedat e policisë. 49-vjeçari Çela i ka mohuar të gjitha këto pretendime, duke thënë se duan t’i ngarkojnë përgjegjësi që nuk i ka.
Spartak Koka: Jeni i skeduar dhe thuhet që jeni kryetar i një grupi kriminal me të paktën 12 anëtarë. Tendenca e grupit tuaj është ajo e vrasjeve me pagesë, e grabitjeve me dhunë të bankave, qendrave tregtare, argjendarive, lokaleve, bizneseve të ndryshme. Gjithashtu si aktivitet i tretë i këtij grupi që ju drejtoni është dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Aktivitetin e ushtroni, sipas informacionit, në disa qytete në Elbasan, Berat, Durrës, Korçë, Fier, Lushnje dhe Kavajë.
Talo Çela: Jam biznesmen unë kështu? Unë nuk e di se çfarë duan të shkruajnë këtu këta. Ata të shkruajnë çfarë të jetë. Për Alibeajn unë jam thirrur kam vajtur kam dhënë deklaratë.
Spartak Koka: Për Haxhiajt po e sqaroni?
Talo Çela: Unë kam qenë në familje të atyre ditën e vrasjes.
Spartak Koka: Dorian Shkoza dyshohet që të ketë lyer makinën Chevrolete të grabitjes.
Talo Çela: Fare!
Spartak Koka: Nga e dini ju?
Talo Çela: Unë s’di gjë të ketë lyer makinë ai Chevrolete. Unë s’kam kapur Chevrolete me dorë njëherë.
Spartak Koka: Altin Ndoci, një person i skeduar për vjedhje dhe grabitje. Dhe ky dyshohet për vrasje.
Talo Çela: Nuk di gjë unë. Nuk kam lidhje fare.
Spartak Koka: Altini kishte ndonjë konflikt me Besmirin dhe Viktorin?
Talo Çela: Jo, asnjëlloj konflikti s’kanë pasur. Fare. Unë nuk kam dëgjuar. Ata do ma thoshin mua po të kishin konflikt me Altin Ndocin, do ma kishin thënë. Unë nuk di fare të ketë konflikt me to. Është diçka tjetër aty, jo ne. Nuk e di, se do ta kisha thënë po ta dija. Ka një diçka tjetër pa lidhje me ne.
Spartak Koka: 1 vit njohje dhe ju strehuan? Se kanë marrë risk të madh t’ju strehonin.
Talo Çela: Nuk e njihja më përpara. Po ç’lidhje ka. E ka parë veten në sedër, e bëri. Unë nuk isha në mendjen e atij.
Spartak Koka: I jeni falënderues familjes Haxhia që ju ka mbështetur?
Talo Çela: I jam shumë borxhli atyre dhe jam kureshtar të di të vërtetën pse i ndodhi atyre. Përderisa unë isha në shtëpi me ata, i kisha si vëllezër ata. Ai Alla duhet të tregojë të vërtetën.
/a.r