Nga Bajram Peçi
Presioni që i bëhetnë këtë prag zgjedhjesh Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj, Edi Rama, është domosdoshmëria e lëshimit të pushtetit për rrjedhojë të kryerjes së rotacionit. Nuk është se s’kanë të drejtë? Argumenti për rotacionin është i njohur, se i shërben ushtrimit të demokracisë. Janë shumë ata qëi përkasin grupit shoqëror, që mendon se rotacioni është domosdoshmëri për të mos lejuar krijimin e pushteteve të pakontrolluara dhe arbitraritetin e kultivuar të individëve në pushtet prej një kohe të gjatë. Për më shumë, është e njohur se pushteti korrupton!
Mirëpo, ska gjasa që rotacioni të ndodhë se ke qejf ti! Ka shtete ku kjo s’ndodh sepse opozita nuk emund dot pozitën në kutitë e votimit. Kështu psh., në Meksikë Partia Revolucionare institucionalenë 18 palë zgjedhje gjatë 71 vjetve dilte fituese në çdo katër vjet. Më afër nesh kemi si shembull Rusinë, ku po bën mbi 20 vjet që Partia “Rusia e bashkuar” ka marrë nofkën “Partia e Pushtetit”. Ngjashëm me të janë dhe një pjesë e ish republikave të Bashkimit Sovjetik.Pra, së pari, opozita duhet t’i fitojë zgjedhjet në kutinë e votimit, që të kryhet ai rotacion, që cilësohet si i shëndetshëm për drejtimin e shtetit.
Miqësia është gjë e madhe e natyrisht edhe zgjedhja e kandidatëve për deputet do vijë (siç ka ardhur) vërdallë tyre. Në lista të mbylluara, ata si di kush! Në lista të hapuara…?! Këtu qëndron problemi, se çdo pritmëri statistikash bërë nga ekspertët brënda partisë, Gallupi, Zaloshnja, Dobi, apo kushdo tjetër, vihet në dyshim!
Ndryshe nga çfarë dinë dhe mendojnë njerëzit, sociologët nuk ja përtojnë të këmbëngulin me të drejtë se ne nuk jetojmë vërtet në një demokraci, duke rrëzuar kështu mitin e demokracisë sonë, “zgjedhjet e lira”. Në fakt-shkruajnë e shtjellojnë korifejtë e shkencës sociologjike bashkëkohore-sistemi ynë zgjedhor, domethënë sistemi ynë i demokracisë përfaqësuese, kurrë nuk është krijuar për të qenë me të vërtetë demokratik, por është krijuar për të kufizuar demokracinë.
Rasti ynë, kur partitë u mblodhën për kodin zgjedhor, është një shembull i përsosur i kufizimit të demokracisë. Ndërsa përgatiten të mbahen zgjedhjet, vullneti kolektiv i popullatës kryesisht injorohet.Në këtë rast, kush dyshon për vullnetin, le t’ja delegojë popullit në referendum?
Me kodin zgjedhor që miratuan partitë do ftojnë popullin të shkojë drejt një kutie dhe të votojë për njërën nga dy opsionet kryesore. Përfundimi: kushdo që të fitojë mbetet e ruajtur fort një pakicë elitare e të dy krahëve. Kur ke zgjedhur të shkosh në votime me lista të mbyllura mund të kryhet rotacioni, por nuk ndryshojnë elitat.
Elitat politike janë pakicë që rregullojnë përmes pushtetit, marrin vendime dhe ndikojnë në kushtet politike me veprimet e tyre. Në Shqipëri këto elita janë pothuaj të pandryshueshme prej 30 vjetësh. Janë po ata individë të dy partive të mëdha, që kapin (me rotacion) zyra të rëndësishme. Shumica nuk gëzojnë respektin e popullit, atij populli që as e ka idenë se kë po sjell si përfaqësues të saj, sepse voton partinë. Madje, një pjesë janë shndërruar në figura të urryera. Janë aq të vjetër në politikë, parlament e qeverisje, sa, falë rolit mediokër të mediave vizive, shtyp i shkruar apo media online, publiku u di emrat e fëmijve, u komenton garderobën, është i njoftuar se si e kalojnë kohën e lirë, çfarë autorësh pëlqejnë, kë libër kanë në dorë (!?), kur ka qenë koha kur ky “personalitet” ka ndjerë për herë të parë talentin ???! Lexuesi e shikuesi ha çdo gjë që i servirin.
Në debatin dhe diskutimin e gjatë për reformën zgjedhore, u pa qartë se politika e partive (Socialiste, Demokrate dhe LSI)nuk korrespondoi me vullnetin popullor. Ndonëse thurrën së bashku një cergë pa fund intrigash e çikërrimash, përfaqësuesit e tyre pa pikë turpi përfunduan për një vendimmarrje të përbashkët te zyrat e një një përfaqësie diplomatike.Shiko, o lexues, se sa jashtëzakonisht e kufizuar është aftësia e tyre për të njohur dhe aplikuar demokracinë popullore?!
Dihet se publiku është i përjashtuar nga vendimet e mëdha dhe politika diktohet në mënyrë dërrmuese nga lart prej një pakice, prej të zgjedhurve. Është e njohur dhe pranohet! Ajo që nuk dihet është se shumë nga vendimet e mëdhadiktohen nga të pazgjedhurit, përfshi këtu dhe një tok diplomatësh si dhe një pjesë prej shërbyesve tanë publikë. Janë ata që formojnë një komunitet të fortë e të afërt me elita shumë të privilegjuara.
Kjo shtresë e grumbulluar “dhjamore” nuk druhet tëpërdorëzyrat për të forcuar pozicione që u sigurojnë trashëgiminë fëmijëve ose nipërve. Ja, shihini, ikeni në parlament! Kanë ikur ata, por kanë ardhur fëmijët dhe nipërit, vlera e vetme e të cilëve është lidhja gjinore me elitën partiake.
Ja ku mbërritëm të shohim se si sistemi demokratik krijon një grup apo elitë të qëndrueshme aristokrate, që nuk duan të konkurrojnë në zgjedhje me lista të hapura. Është vetë sistemi ynë politik (por dhe i shumë vëndeve të tjera) që pjellin dy lloje elitash: elitat qeverisëse dhe jo-qeverisëse. Gjykojeni vetë, ju i nderuar lexues! Është i aftë ky sistem të sjellë ndryshimin që duam?
Qarkullimi i elitave, si britmë dëshpëruese, ka kohë që ndjehet e fortë në vendin tonë. Pa kaluar në emra të përvetshëm, se do ishte kohë e humbur, nevoja që politikës, pozitë dhe opozitë, përfaqësimit e qeverisjes t’i vijnë emra të rinj, elitë e re, është bërë domosdoshmëri.Asnjë individ me formim politik të qartë nuk beson se nëse njerëzit do të kishin mjetet për të marrë pjesë ata do të ndërtonin një shoqëri që u jep njerëzve atë e këtë, me bollëk, me drejtësi e barazi! Ndaj morën
zhvillim teoritë e elitave.
Teoria e “qarkullimit të elitave”, formësimi i një pakice mbizotëruese mbi shumicën, është ai kufizimi i demokracisë që u përmend më sipër. Teoria e elitës u zhvillua si një reagim ndaj teorisë Marksiste, e cila degjeneroi në formimin dhe mbajtjen në këmbë të diktaturave. Historia e një elite, që zëvendësohet periodikisht nga një elitë tjetër (përfaqesuese për tërë spektrin politik) është thelbi i kësaj teorie. Një elitë nuk e eliminon kurrë me të vërtetë tjetrën, por individët e përvetshëm lënë postet e vijnë të rinj në moshë, në ide, në program. “Sundimi” i elitave dhe domosdoshmëria e zëvendësimit të tyre është gjetja më e mirëe sociologjisë dhe politikës për ushtrimin edemokracisë. Deri tani, më të mirë se kjo nuk kanë gjetur!
Përderisa një shoqëri marksiste pa klasa u hodh poshtë si një iluzion, nuk shihet tjetër version veç shoqërisë tëndarë në dy grupe kryesore: pakica në pushtet dhe shumica e qeverisur.Elitat, me individët e saj, përfshihen në proçesin e qarkullimit vazhdimisht në formën e konkurrencës, konfliktit dhe luftës.
Kësaj rruge duhet t’i hapet në Shqipëri procesi. Momentalisht, ato çka u miratuan në 5 qershor, siç e kanë pas penguar nga viti 2008, ashtu do ta pengojnë Shqipërinë edhe në zgjedhjet e ardhshme. Përsëri nuk do jetë në gjendje të heqë nga zverku i saj elitën e vjetër dhe penguese për zhvillim e emancipim. Ama, po ndryshoi, ka shumë gjasa të dilet nga këneta me ujë të qelbur!