Sipas një sondazhi të publikuar nga gazeta gjermane Welt am Sonntag, shumica e qytetarëve gjermanë mbështesin një politikë më të rreptë të Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për dhënien e azilit dhe dëshirojnë të parandalojnë hyrjen e paligjshme të azilantëve në BE.
Sipas gazetës, 59 përqind e të anketuarve votuan në favor të ndryshimeve në sistemin e përbashkët të azilit të BE-së, gjë që do t’i parandalonte azilkërkuesit të hynin në territorin e Unionit në mënyrë të paligjshme në të ardhmen.
Në vend të kësaj, pjesa më e rrezikuar e asaj popullate do të sillet direkt nga kampet e refugjatëve në rajone të krizave, raporton portalit Politico i Brukselit.
Një skenar i tillë u kundërshtua nga 30 përqind e të anketuarve, ndërsa 11 përqind ishin të pavendosur.
Aktualisht nuk ka një konsensus më të gjerë në BE për një politikë të përbashkët të imigracionit, shkruan portali, duke përmendur se, nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, Gjermania ka marrë numrin më të madh të azilkërkuesve nga kampet e refugjatëve në Turqi.