Gjykata e Apelit në Tiranë ka reduktuar punën pasi një prej gjyqtarëve ka rezultuar i infektuar me Covid-19.
Mësohet se duke filluar nga dita e sotme, në Apel do të shqyrtohen vetëm çështjet emergjente.
“Ju bëjmë me dije se Këshilli i Gjykatës së Apelit Tiranë, sot në datën 13.07.2020 vendosi: reduktimin e veprimtarisë gjyqësore, duke u gjykuar vetëm çështjet emergjente për shkak se një punonjës i kësaj gjykate ka rezultuar pozitiv me Covid-19”, thuhet në njoftim.
Më herët është raportuar edhe për shtyrjen e gjashtë seancave tek Gjykata e Posaçme. Në këto zyra është thirrur edhe ISHP-ja për të bërë hetim epidemiologjik.
Një prej sencave që është shtyrë është edhe ajo e Arbër Çekaj.
Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 117 raste pozitive Covid, 41 prej tyre në Tiranë.
Po kështu ndërruan jetë dy pacientë, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.
g.kosovari