Alfred Muharremi, i riu nga fshati SOS i cili po merr pjesë në garën ndërkombëtare, “Hermann Gmeiner 2020” është takuar ditën e sotme me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj ka postuar në Instagram, foto nga takimi ndërsa shkruan se, Alfredi na bën krenar që është nominuar mes tetë finalistëve të çmimit të madh ndërkombëtar.
“Historike!
Alfred Muharemi, i riu i SOS Fshatrave të Fëmijëve në Shqipëri, na bën të ndihemi krenarë duke u nominuar në tetë finalistët e çmimit ndërkombëtar Hermann Gmeiner Award 2020.
Dëshira e tij, është që këtë çmim ta sjellë në Shqipëri, për të dhënë mesazhin e fortë se ky vend është me tradita të hershme humane.”, shkruan Veliaj.