Arrestohen dy persona, në afërsi të Korçës, nën akuzë për transport të paligjshëm të emigrantëve.
Dy kosovarët u prangosën, në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”.
Ata janë kapur në flagrancë duke u dhënë ndihmë 16 shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Policia tha se, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së”.
Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
“Bujar Jakupi , 41 vjeç dhe Fadil Sahiti, 48 vjeç banues në Prishtinë, Kosovë,” – njofton policia.
Këta dy shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin minibus tip “Benz”, në drejtim të Prishtinës, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
/a.r