Pak ditë pasi morën vendimin për të nisur aktivitetin e tyre, shoqata e Transportit Publik paralajmëroi se të hënën do të ndërpresë sërish aktivitetin, duke qenë se me masat që janë marrë deri tani, po përballet me vështirësi, aq sa rrezikon falimentimin.
Megjithatë, sot nuk ka një vendim për ndërprerje të aktivitetikt. Nesër transporti urban do të jetë funksional për qytetarët, por drejtuesit janë në pritje të ndihmës nga ana e bashkisë dhe ministrisë së transportit, për të përballuar pasojat e rënies së fluksit të udhëtarëve.
Pas kësaj, nesër Shoqata e Transportit do të ketë një vendim se çfarë do të ndodhë me transportin urban gjatë javës, pasi të jetë konstultuar me autoritetet përkatëse.
Shoqatat e transportit publik një ditë më parë paralajmëruan pezullimin e transportit në kryeqytet.
Ky paralajmërim erdhi sa pasojë e kushteve të vështira ekonomike shkaktuar nga pandemia.
Edhe pse para pak ditësh rinisën transportin, operatorët thanë se kishin pësuar humbje të mëdha pas rinisjes së aktivitetit javën e shkuar, prandaj edhe kërkojnë një zgjidhje para se të marrin vendimin.
/a.r