Kosova po shënon ditëve të fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi i ri. Radio Evropa e Lirë ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdekur e disa qindra të infektuar me COVID -19. Frymëmarrja e vështirësuar e pacientëve dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë, janë të vetmet gjëra që dëgjohen. Në secilën dhomë të Infektivit në Prishtinë mjekët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar sa më shumë jetë, në kohën kur numri i të vdekurve po rritet çdo ditë. Nuk dëgjohet asgjë tjetër përveç frymëmarrjes së vështirësuar të pacientëve me COVID-19 dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë.
Edhe nëse ndonjë pacient shërohet të tjerët zënë vendin e tyre po të njëjtën ditë, sidomos pacientët që vijnë nga spitalet e qyteteve të tjera. 69-vjeçari Haki Retkoceri ka dy javë që është shtrirë në këtë klinikë bashkë me gruan e tij, pasi rezultuan pozitivë me COVID-19. “Unë në mëngjes isha në shtëpi, duke fjetur. Kur u zgjova më kapi fyti. Kam qene shumë në rrezik. Nuk di ndoshta organizmi i secilit dallon, siç po dëgjoj këtu, jo e preku këtu, jo këtu. Mua më kapi këtu në fyt), ma bëri varrë. Nuk mundja as ujë të pija”, thotë Retkoceri. Ai dhe gruaja e tij tashmë janë shëruar dhe presin të shkojnë në shtëpi, por në dhomat e tjera të klinikës po luftojnë me sëmundjen, percjell rel.
/e.rr