Rudian Hajdari nxori një video të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ku thekson se po gënjen shqiptarët në lidhje me listat e hapura ku para 3 vitesh u premtoi hapjen e tyre, ndërsa një ditë më parë doli kategorikisht kundër hapjes së listave.
Në një konferencë për media, Hajdari publikoi një vidoe të Bashës ku premton në 2017 se kjo do të ishte hera e fundit që listat ishin të mbyllur, por që me deklaratën e djeshme doli se gënjeu hapur.
Sipas Hajdari në politik kërkohet një qëndrim i qartë, por që për Bashën kjo është e vështirë pasi jo vetëm nuk është koherent por nuk mban premtimet e bëra qytetarëve.
“Që në 2017 kur PD hapi fushën elektorale premtoi lista të hapura dhe se lista do të zgjidhej nga qytetarët dhe jo më kryetari i partisë. Një zotim që unë e kam marrë seriozisht dhe se kjo do të jetë beteja që unë kam vendosur për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme. Pra siç e shikoni ky ishte një premtim që nuk u mbaj dhe në fakt në politikë duhet të mbash një qëndrim të qartë dhe të jesh koherent me publikun. Nuk e di nëse e kam këtë prej origjinës apo i ka ardhur koha që të mbahen premtimet ndaj qytetareve. Dua ti them qytetarëve që ajo që kërkoj unë të dal si kandidate në një listë të mbyllur ashtu siç u futa në një të tillë si e bija e Azem Hajdarit, por që nesër të dal si Rudina Azem Hajdari që nuk ka frikë nga vota e qytetarëve dhe ta marrë atë votë me meritë të plotë“, tha Hajdari.
g.kosovari