Kryedemokrati Lulzim Basha reagoi urgjentisht pas deklaratës së Edi Ramës, se PS mbështet hapjen e listave.
Në një konferencë për mediat, Basha tha se në esencë sot Rama ka prishur marrëveshjen.
Ai u shpreh se me deklaratën e sotme, PS ka prekur kulmin e papërgjegjshmërisë.
Basha shtoi se Rama është i tmerruar nga humbja në zgjedhjet e ardhshme.
“Frika dhe ankthi i Edi Ramës nga zgjedhjet e ardhshme është thelbi i gjithçkaje që ka ndodhur. Krijimi i koalicioneve ka qenë një realitet që në kohën e deklarimit të pluralizmit politik. Ky është shqetësimi i Ramës. Ai ka vetëm një frikë, koalicionin opozitar. Sot ranë maskat dhe dorezat” – tha Lulzim Basha.
Ai nuk hezitoi të sulmojë edhe deputetët e dalë nga listat e tij.
“Ata u blenë si gjë e gjallë, me leje ndërtimi dhe para të thata. Sot ato quhen nga vetë socialistët si Balla-Opozita” – tha Basha.
Rama dhe Balla: Mbështesim listat e hapura! Çmenduri nëse na thonë se prishet “5 Qershori”
Si nuke ju vjene zore te shkruani k/demokrati,lyli bashe,ky seshte gje tjeter vecse nji klysh i bindur i plakut barbare te vicidolit.kjo eshte e provuar,ky eshte mashkulli me i pa afti i ktyre viteve,shkolle ska njohuri ne politike jo e jo nuke ka,lyli vetem se eshte i binduri i plakut i dha partine e tije,e tha merre e formalisht,do jeshe krytare,pore zdo beshe asnji hae pa lejen time.Pra ta din qe ky eshte k/demokrati lyli basha.