Policia e Tiranës merr masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana – Partizani, që do zhvillohet më mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, në stadiumin komëtar.
Ndeshja Tirana- Partizani do të zhvillohet pa tifozeri, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit Covid-19, në një kohë që pesë lojëtarë të ekipit të Partizanit.
Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë marrë një sërë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit Covid -19.
Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e Tiranës se Policia do të monitorojë dhe do të mbajë nën kontroll protokollin e sigurisë anti-covid në lokalet dhe ambientet ku do ketë prani të tifozëve që do të ndjekin ndeshjen.
Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.
/a.r