Franca nuk do të mjaftohet vetëm me sulmet ajrore kundër bazave të ISIS në Siri, por do të dërgojë edhe trupa tokëse.
Bëhet fjalë për Légion Etrangère, Legjioni i Huaj, trupat elitë të ushtrisë franceze, të cilat janë mjaft të specializuara në betejë.
Légion Etrangère u themelua në shekullin e 19-të dhe për herë të parë u përdor në Algjeri.
Trupat e tij kanë 24 përqind ushtarë të huaj, me pagesë, dhe në rast plagosjeje në betejë marrin automatikisht shtetësinë franceze. Më 2008, ushtarët e Legjionit të Huaj vinin nga 140 vende.
Ndryshe nga njësitë e tjera ushtarake, trupat e Legjionit të Huaj nuk mund të dorëzohen tek armiku, por duhet të luftojnë deri në vdekje, ndaj mund të konsiderohen edhe si Ushtarë të Vdekjes.