Kryeministri i vendit Edi Rama, duke kujtuar aktet e pabesueshme dhe episodet fantastike të mbrojtjes së hebrenjve në Shqipëri, ka thënë se mbetet një njollë në ndërgjegjen e Hollivudit, që nuk ka bërë ende kryevepër duke u bazuar në histori të vërteta që kanë ndodhur në vendin tonë.
“Historia e hebrenjve tek ne është mahnitëse, një marrëdhënie që daton në shekullin e dytë pas erës sonë, kur për herë të parë hebrenjtë u shfaqën në brigjet e Adriatikut dhe më pas në shekujy 15 e 16 kur ata u rifshfaqën dhe instaluan në pika të ndryshme. Çudi e madhe, që mbetet për tu eksploruar dhe kuptuar më mirë deri në fund” tha Rama, gjatë ceremonisë së për përurimin e memorialit të Holokaustit.
“E dyta që vlen të kujtohet është se përpara Luftës së Dytë Botërore, përpara sesa kjo marrëdhënie të shpërfaqej në formën më fisnike dhe më mbresëlënëse të shpëtimit dhe mbrojtje së hebrenjve, Shqipëria ishte i vetmi vend që në legjislacionin e saj kishte të miratuar Shabatin, që do të thotë se të gjithë qytetarët që i përkisnin popullit hebre kishin të drejtën të mos punonin ditën e premte dhe askush nuk kishte të drejtë që për këtë tu ndërpriste shpërblimin për punën. Them me bindje që Shqipëria me episodet e personazhet, momentet epike të përpjekjes së njerëzve të drejtë që botërisht ndihmuan hebrenjtë, mbetet një njollë në ndërgjegjen e Hollivudit që ka prodhuar disa kryevepra lidhur me këtë epokë, por që me siguri do të kishte prodhuar shumë më tepër kryevepra edhe më të pabesueshme nëse do të ishte referuar ndaj episodeve të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri”- tha ai.
Rama kujtoi se “Janë realitet nga më të mahnitshmet që nga udhëtimi me kuaj i një familjeje e cila për 24 orë transportoi 17 hebrenj, familja Biçaku, në momentet e ndërrimit të pushtuesve, pas kapitullimit të Italisë fashiste dhe okupimit nga Gjermania naziste, apo familjes Myrto në Kavajë, që deri në fund i qëndroi besnik mikut hebre që kishte marrë në mbroijtje duke sakrifikuar njërin prej familjarëve, vëllain e mikpritësit që umor në kampin e Mathauzenit dhe nuk u kthye më prej andej. Pra jeta e vëllait nga gjaku, u bë kurban për të mbrojtur e shpëtuar një vëlla nga zoti me të cilin lidhja ishte thjesht që të dy ishin krijuar si njerëz, apo familja e Nuro Hixhës, një tjetër shumë mahnitëse që i dha strehim katër familjeve herbrenje, njëra që deshmon se në momentin e hapjes së derës dëgjoi nga i zoti i shtëpi fjalët e pabesueshme, por të konfirmuara më pas nga realiteti i mbrotjes dhe shpëtimit, rrini të qetë asgjë nuk do të ndodhë, nga sot jemi një familje, unë dhe im bir do të përgjigjemi me jetë për ju.
Shqipëria është i vetmi vend, ku hebrenjtë nuk iknin, por vinin për të kërkuar mbrojtje e shpëtim. Mbetet e jashtëzakonshme për vetë historinë e klerit shqiptar, autoritete më të larta të të cilit u thirrën në Berlin, në kohën e një vakumi, ku ata u konsideruan si pala me të cilën pushtuesit mund të komunikonin dhe negocionin dhe ju kërkua e drejta mbi arin e Shqipërisë, së depozituar në Itali, dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri dhe të gjithë përfaqësuesit më të lartë të klerit ët asaj kohe, dhanë një përgjigje që është një nga fjalët e arta të historisë së këtij vendi: “arin po, hebrenjtë jo”. Shpëtimi i hebrenjve është një histori e cila përmban detyrimin për të gjithë ne, për ta ruajtur, jo thjeshtë si një histori që tregohet në ditë të shënuara, as si një pjesë, nga shumë pjesët e historisë sonë si shqiptarë, por si një vlerë të madhe që duhet trashëguar breza pas brezi, sepse brenda saj ka shumë anë, si anët e një guri të çmuar.
Në letrën e tij të rekomandimit, për një bujtës shqiptar, një shpëtimtar, fotografi hebre, Mandil, shkruan: “Shqiptarët vërtetet nuk janë të edukuar me trashëgiminë e Gëtes, por ata njohin vlerën më të madhe, vlerën e jetës që e mbrojnë, kurdo dhe kudo munden, pa kërkuar asgjë mbrapsht. Dhe shpëtimi i hebrenjve, është një monument i madh në një piedestal të çmuar, piedestalin e bashkëjetesës fetare, pa parë tek tjetri, me një besim tjetër, një arsye për t’u ndarë, por në radhë të parë njeriun që të lidh jeta, fati”. Lexova frazën që “kush shpëton një jetë, shpëton botën mbarë”, një koncept kaq themelor që gjen mishërimin në shprehjen e Nënë Terezës, “në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”. Dhe shqiptarët nuk e ndaluan nazizmin të bënte kërdinë, por janë qirinj”- tha ai.
g.kosovari