Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën.
Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 12,173,246 persona. Ndërkohë 552,183 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,071,782 qytetarë.
SHBA në 24 orët e fundit ka regjistruar 55 mijë raste të reja Covid, për një total infeksionesh 3,159,390 të infektuar dhe janë shënuar 134,867 vikitma.
Shteti Texas arriti një rekord të ri ditor të vdekjeve të lidhura me koronavirusin: 98 në 24 orë. Numri i përgjithshëm i viktimave aty është përkeqësuar në 2813 ndërsa rastet Covid janë 220 564.
Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 32,796. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 782 viktima.
Ndërsa në Brazil ende nuk ka asnjë shenjë të zbritjes së kurbës së koronavirusit, ku Presidenti i Republikës, Jair Bolsonaro, gjithashtu u infektua kohët e fundit.
Gjigandi i Amerikës së Jugut ka regjistruar 1223 vdekje dhe 44.571 infeksione në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në vend është rritur në 1.713.160, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 67.694.
g.kosovari