Koronavirusi ka goditur skuadrën e Partizanit, teksa ditën e sotme është raportuar për dy lojtarë të kampionëve në fuqi që kanë dalë pozitivë ndaj Covid 19 pas testeve të kryera nga kryeqytetasit.
Lojtarët kanë shfaqur temepraturë dhe tek Partizani menjëherë janë alarmuar.
Klubi sportiv e ka konfirmuar lajmin pak orë pas raportimeve në media. Kujtojme se ky lajm vjen në prag të derbit me Tiranën.
“FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv.
Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.
Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit” – thuhet në njoftimin zyrtar.
/a.r