Koronavirusi është një virus ngjitës dhe lehtësisht i transmetueshëm nëse njerëzit kanë kontakte të afërta.
Ndaj edhe është e këshillueshme mbajtja e maskave dhe dorezave, sidomos në ambiente të mbyllura.
Ekspertët kanë përcaktuar kohën në të cilën ky virus mund të transmetohet.
Dr. John Brooks, tha për Wall Street Journal, se ekspozimi i zgjatur ndaj dikujt, rrit mundësinë e infeksionit. Sipas tij ekspozimi i zgjatur përcaktohet përafërsisht 15 minuta.
Sipas tij infeksioni mund të përhapet edhe për një kohë më të shkurtër nëse kontakti është më i afërt dhe më intim.
Vendet që rrisin rrezikun e coronavirusit , janë pikërsisht vendet e mbyllura ku ka më shumë njerëz , turmat, restaurantet e mbyllura, kinematë dhe vendet e tjera publike.
/a.r