Projektligji për aministinë fiskale dhe penale tashmë është gati dhe pritet të marrë miratimin nga qeveria.
Me anë të këtij projektligji synohet që të futet në sistemin bankar të gjitha pasuritë e padeklaruara nga bizneset, emigrantët dhe individët e thjeshtë, ndërsa përjashtohen individë me precedentë penal, si dhe funksionarët e lartë të shtetit.
Ministrja e Financave Anila Denaj thotë se synim është formalizimi i ekonomisë teksa ka në fokus edhe mbylljen e bialnceve të dyfishta të bizneseve dhe të gjithë të nisin atë që quhet “viti zero”.
“Amnistia fiskale nuk vjen si rezultat i pandemisë. Ka ardhur si një nevojë për të ftuar në radhë të parë bizneset të cilat ndër vite kanë krijuar një diferencë midis realitetit dhe pasqyrave financiare dhe sot krijon një ngërç edhe në avancimin e tyre ekonomik. Është një mundësi që e gjithë pjesa e biznesit ajo që e ka vendosur atë aset me punë të ndershme ta amnistojë për një 10-vjeçar të rëndësishëm për të ecur përpara dhe me financimin e duhur dhe me adresimin e nevojave për asete të reja.
Ndërkohë kemi edhe individët që nuk mund të anashkaloheshin nga qasja për një amnisti fiskale dhe janë individ që kanë siguruar të ardhura edhe më herët qoftë nga emigracioni apo edhe të tjera, por ne kemi qenë kategoritë ndaj atyre që janë të përjashtuar dhe nuk përfitojnë dhe janë larguar nga ligji. Synimi i administratës fiskale është hartimi i instrumenteve që nëpërmjet sistemit do të gjurmojnë edhe pas këtij viti, pasi ky është thelbi i gjithë amnistisë, prandaj biznesi duhet ta konsiderojë këtë vitin zero.
Qasje zero për grupet që kanë një pjesë të konsiderueshme politike, apo edhe drejtues të lartë me 30 vitet e fundit por edhe ndaj qasjes për mundësinë që lejon amnistia për të luftuar më pak parandalimin e pastrimit të parave. Mendoj se me këtë bashkërendim forcash mes Ministrisë së Drejtësisë dhe të Financave jemi përpjekur që të largojmë grupe që nuk duhet të jenë pjesë e saj dhe të synojmë që amnistia të zbatojë ligjet që janë sot në fuqi për pastrimin e parave.
Në çdo përpjekje për amnisti në vitet e kaluara, rezultatet kanë qenë minimaliste, pasi asnjëherë nuk janë shoqëruar me amnisti penale. Projektligji i hartuar përtej amnistisë fiskale, synon edhe amnistinë penale. Kalkulimi për të ardhurat është i vështirë për t’u realizuar. Kjo amnisti bëhet për bizneset dhe individët që do të sjellë për ta një përfitim të shtuar. Pjesa që është jashtë ekonomisë, jashtë sistemit financiar në fillim të vitit është artikuluar në vlerën e 2,4 mld eurove. Nuk mund ta them që gjithë pjesa e synuar është brenda, pasi kërkojmë të bëjmë një ndarje të thellë të burimeve jo të sigurta të ekonomisë. Ne synojmë atë pjesë të ekonomisë që është e pastër, që është vendosur me punë të ndershme. Prandaj nuk ka një ndarje dhe një synim i të ardhurave që do të amnistohen”, ka sqaruar ministrja.
/e.rr