Ai është gjyqi më i famshëm në botë, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Dhe jo pa shkak, pasi bëhet fjalë për dy personazhe të famshëm: Johny Depp dhe Amber Heard, dy aktorët që i dhanë fund martesës pas një historie të dhunshme.
Një ditë më parë, ata janë përballur për herë të parë në gjykatë.
57-vjeçari Depp akuzohet nga ish-bashkëshortja e se e rrihte, dhe në gjyq, përveç fotove të dhunës, është shfaqur edhe një video ku Depp është i dehur dhe fluturon shishe vere nëpër dhomën bashkëshortore.
Vetë Depp ka mohuar se e ka dhunuar ish-bashkëshorten 34-vjeçare.
Ai u shpreh se në fakt, ka qenë ajo që abuzonte fizikisht me të dhe se ka bërë jashtëqitjen në krevatin e tyre, për ta provokuar që ai ta godiste.
“Ajo është sociopate, abuzonte me mua.
Njëherë bëri m**in në krevatin tonë bashkëshortor.
Tha se e bëri për shaka.
Është kjo arsyeja që vendosa të divorcohesha”, ka thënë Depp në gjyq.
Depp e ka quajtur Heard, si sociopate llogaritëse, narcisiste, që u martua me të për karrierë.
Ai tha se është e pakonceptueshme që të godasë një grua:
“Është një pjesë e fortë dhe qendrore e kodit tim moral, unë kurrë nuk do të godisja një grua, në asnjë rrethanë, në çdo kohë. Më duket e pakonceptueshme dhe nuk do të ndodhte kurrë.”
Ai madje ka hedhur në gjyq edhe disa media, të cilat kanë raportuar se ai ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes.
Se si është e vërteta, pritet të zbardhet shumë shpejt. Fakt është, që historia e dy aktorëve, është kthyer në një film të jetës reale, çka ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.
Aktori Johnny Depp e ka paditur gazetën “The Sun” dhe kryeredaktorin e saj, Dan Wootton, për një artikull të publikuar në prill të 2018, që i referohej atij si ‘rrahës bashkëshorteje’
Depp, ka mohuar vazhdimisht akuzat se ai ka qenë i dhunshëm ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard. Si Depp ashtu edhe Heard mëngjesin e të martës ishin në gjykatë në Londër.
Aktori mbante një maskë të zezë si Jack Sparrow, ndërsa Amber mbante një shall të kuq që i mbulonte pjesën më të madhe të fytyrës. Amber Heard shoqërohej nga motra Whitney.
Avokati i tij, David Sherborne, tha se artikulli kishte aludime e gënjeshtra të rënda kundër Deppit, duke e akuzuar atë se kishte sulmuar bashkëshorten dhe kishte shkaktuar madje edhe lëndime serioze, të tilla që e bënin aktoren Heard të druhej për jetën e saj./ Javanews
g.kosovari