Ditë zie për Rudina Dembacajn. Në rrjetet sociale, aktorja ka bërë me dije se ka humbur babain e saj.
Me një postim të ndjerë, ajo shprehet: “I shtrenjti im, më thave shpirtin. Lamtumirë diell zemre! Shko pranë zotit Rexhep Dembacaj.”
Kujtojmë se prej kohësh Rudina kishte bërë me dije se babai saj vuante nga një sëmundje e rëndë. Vetëm pak ditë më parë, në ditën e saj të ditëlindjes, ajo u shpreh se do ta kalonte te dera e spitalit.
/e.rr