Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë pas takimit dypalësh në Francë të Hotit me Macronin, se nuk do të bllokohet liberalizimi i vizave.
Selmanaj ka shtuar vetëm se Franca ka hezitime dhe dilema për disa vende të Ballkanit sa i përket vizave, por nuk ka qasje bllokuese. Më tej ai shton se takimi Macron- Hoti ka qenë shumë konstruktiv dhe miqësor.
“Shteti francez ka ende dilema për shkak të eksperiencës së disa vendeve të Ballkanit. Për fatin e keq ka akoma, dilema hezitime. Nuk ka qasje bllokuese por vazhdon të ketë hezitime”, tha Selmanaj.