Megjithë rritjen e çmimit të duhanit dhe paketave çdo vit dhe rrezikut të bërtitur që i shkakton shëndetit, shqiptarët; si burra dhe gra, vijojnë të pijnë duhan. Ashtu siç perceptohet, duhani konsumohet më shumë në radhët e burrave.
INSTAT ka gjetur se duhanpirja sipas grup-moshave, për vitet 2017-2018, janë meshkuj ata që zënë peshën kryesore në pirjen e duhanit, në Shqipëri. Pirja e duhanit është më e zakonshme në moshën 30-34 vjeç, në të dy gjinitë: meshkujt me 45,1 % dhe gratë 7,3 %.
Por të dhënat tregojnë se burrat shkojnë në palestër, madje burrat që kryejnë aktivitet fizik 3 ose katër ditë në javë janë në përqindje më të madhe se gratë që kryejnë aktivitet fizik në këtë periodicitet.
Ushtrimet aerobike: Në përgjithësi, 11,1 % e grave të moshës 15-59 vjeç raportojnë se bëjnë njëformë të stërvitjes aerobike 5 deri në 7 ditë në javë; 3,3 % bëjnë këto ushtrime 3 ose 4 ditë në javë, 3,0 % bëjnë ato 1 ose 2 ditë në javë dhe 82,7 % nuk bëjnë ushtrime aerobike fare. Ndër meshkujt të së njëjtës moshë, 10,4 % ushtrojnë 5-7 herë në javë, 5,9 % ushtrojnë 3 deri 4 herë në javë dhe 77,2 % nuk bëjnë asnjë lloj stërvitjeje aerobike.
Përdorimi i alkoolit: Diferencat gjinore në konsumin e alkoolit tregojnë se burrat janë ata që me rritjen e moshës kanë një tendencë për të konsumuar më shumë alkool në raport me gratë. 73,4 % e të intervistuarve gra dhe 38,3 % e burrave raportojnë se nuk pijnë alkool, ndërsa te gratë vetëm 23,0 % e tyre deklarojnë se pijnë alkool 1 deri në 3 ditë në muaj ose më pak, kundrejt burrave me 31,8 %.
Konsumimi i frutave dhe zarzavateve në ditë sipas gjinisë: – Kërkimet tregojnë se konsumi i rregullt i frutave dhe perimeve shoqërohet me rreziqe të reduktuara të kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, goditje në tru etj.
Rekomandohet që një person të konsumojë tri ose më shumë racione të frutave dhe katër ose më shumë racione të perimeve çdo ditë. (Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore 2018). Pak më shumë se 80 % e burrave dhe grave kanë konsumuar 1 deri në 3 racione perime në ditë, por vetëm 6,8 % e grave dhe 2,6 % e meshkujve konsumojnë numrin e rekomanduar të perimeve (3 ose më shumë) gjatë ditës. 36,1 % e grave dhe 14,0 % e burrave kanë konsumuar sasinë e rekomanduar të frutave (tre ose më shumë racione) në ditë.
Indeksi i masës trupore: Indeksi mesatar i masës trupore (BMI) është 25,4 për gratë 15-49 vjeç dhe 44,6 për burrat. Rreth 41,5 % e grave kanë një peshë normale, ndërsa 24,4 % janë obeze; mbipeshë rezultojnë 41,7 % e burrave dhe 30,8 % e grave.(gazetaSI)