Farmacistja Erjona Xhaferraj prej vitesh jeton në Kanada dhe së fundmi është nominuar për çmimin “Global Woman Award”.
Mirëpo, ajo tregoi se është predikuese e fesë myslimane dhe veshur mbanë gjatë gjithë kohës shami.
Pikërisht ky aksesor është bërë shkak që ajo të paragjykohet së tepërmi kur ka pas jetuar në Shqipëri, një paragjykim ky që në Kanada sipas Erjonës nuk ekziston.
Farmacistja kujtoi për TCH se kur shkonte të aplikonte për vende pune në Shqipëri, që në momentin e parë e kuptonte që nuk do ta fitonte atë vend pune, pasi shikimi dhe impakti që i transmetonin, tregonte hapur refuzimin.
“Në Kanada ka një diversitet në kultura, që çdo njeri është aq unik dhe përfaqëson kulturën e vet. Sa që të gjithë e shikojmë të bukurën nëpërmjet çdo lloj kulture nëpërmjet çdo lloj feje. Indianët këtu janë me çallma, çifutët janë me ato veshjet e tyre tipike. Në Kanada e kam humbur atë konceptin që je gocë me xhami, që je ndryshe.
Në Shqipëri padyshim e kam ndier shumë, se mohoj, por në Kanada shumë ndryshe. E kam ndier sepse është paragjykimi i popullit shqiptar që të vendos në siklet.
Që kur unë kam aplikuar për punë më kanë thënë t’i je ajo vajza që po bën aplikimin. E kam marrë përgjigjen që ti nuk je për këtë vend”, u shpreh Erjona.