Arkeologët kanë bërë një zbulim të ri arkeologjik në Himarë. Ata kanë gjetur varrezën tumulare të shekullit XV-XII p. Kr.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Aleksandër Çipa i cili ka postuar në faqen e tij të Facebook edhe disa foto nga zbulimi arkeologjik.
“Zbulim i ri arkeologjik ne Himare -Arkeologet vlonjate zbulojne varrezen tumulare te shekullit XV-XII p. Kr-.
Nga nje germim arkeologjik shpetimi i realizuar se fundi ne Himare, nga Drejtoria Rajonale e Trashegimise Kulturore te Vlores dhe Instituti Kombetar i Trashegimise Kulturore eshte zbuluar nje varreze tumulare e periudhes se Bronzit te Vone (Shek. XV-XII p.Kr).
Sipas arkeologeve zbulimi eshte i nje rendesie te veçante, pasi eshte i pari sit arkeologjik i ketij lloji qe zbulohet ne bregdetin e Himares, duke i’a shtuar Hartes Arkeologjike te Shqiperise edhe nje zone tjeter me varreza tumulare.
Ky eshte padyshim zbulimi i pare dhe kaq i rendesishem pas disa shekujsh ne token shqiptare ne bregdetin jugor.”-shkruan Çipa teksa poston fotot.
g.kosovari